ZBULIMI/ Biznesmeni u jep ryshfet policëve, që t’i përgjonin telefonin e gruas

ZBULIMI/ Biznesmeni u jep ryshfet policëve, që t’i përgjonin telefonin e gruas

55
0
Shares

Një person me iniciale D. E., që ishte prezantuar si biznesmen në Policinë e Kosovës, u kishte kërkuar dy punonjësve të Policisë, R. M., dhe F. K., që t’i përgjonin telefonin e gruas, në fshehtësi dhe për këtë nder, ai u kishte premtuar atyre favore, ndonjë punë për vete ose punësim për të afërmit.
Çështja është në gjykim tashmë, sepse Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka hetuar kërkesën e biznesmenit ndaj policëve të Drenasit dhe  sipas aktakuzës, hetuesit, edhe pse nuk ishin duke hetuar ndonjë rast që kishte lidhje me numrin e gruas së D. E., e kishin futur numrin e saj në kërkesën për përgjim, për mesazhet SMS që jepte e merrte nga 1 janari 2014 deri më 19 qershor 2014, shkruan Kallxo.com.
Prokuroria e akuzon biznesmenin D. E., se me këto veprime ka kryer veprën e ushtrimit të ndikimit mbi funksionarët shtetërorë.
Seanca e parë për këtë rast nuk u mbajt për arsye se sipas avokatit të D. E., ai ndodhej jashtë vendit. Lidhur me pretendimet, biznesmeni ishte deklaruar i pafajshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY