FOTO/ Antikanabisi, Guardia Di Finanza dhe Policia e Vlorës monitorim nga ajri,...

FOTO/ Antikanabisi, Guardia Di Finanza dhe Policia e Vlorës monitorim nga ajri, toka e deti

69
0
Shares

Policia e Vlorës ka marrë një plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në bashkëpunim me Guardia Di Finanza është kryer  monitorim nga ajri e toka për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Për këtë, gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është zhvilluar një takim pune për të koordinuar veprimet mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së, për monitorimin nga ajri, deti e toka.
Në takim morën pjesë Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Gentian Shehaj, Komandanti i njësisë së GdF-së për Vlorën Kapiten Francesco Della Corte.
Shehaj: “Do kontrollojmë me përgjegjësi çdo cep të territorit nën juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë. Çdo parcelë e kultivuar që do të konstatohet, do të analizohet dhe do të nxirren personat përgjegjës që ngarkon ligji për kontrollin e territorit. Në bashkëpunim me Pushtetin Vendor po koordinojmë veprimet për të realizuar një kontroll sa më të mirë të territorit. Po bashkëpunojmë me të gjitha agjensitë ligjzbatuese, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni në kohë reale, për të bërë të mundur goditjen e rasteve që mund të shfaqen, por edhe për evidentimin dhe kapjen e autorëve”.
Della Corte: “Mbështetim dhe vlerësojmë impenjimin dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe goditur kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Jemi shumë të kënaqur nga bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Vendore, Policisë Kufitare, “Delta Forcës” e njësisë së GdF-së për Vlorën. Njësia e GdF-së për Vlorën, do të mbështesë Policinë e Shtetit me mjete ujore me qëllim kontrollin e plotë të të gjithë kufirit bregdetar, krahas monitorimt nga ajri me helikopterin e Policisë në zonat  e cilësuara me risk”.
Shtëmbari: “Ju përcjell mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se jemi të vendosur të ndëshkojmë cilindo punonjës policie, që do të neglizhojë në zbatimin e detyrës, apo më keq akoma që mund të implikohet në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Do të mbështetim nga qendra çdo Drejtori Vendore të Policisë me mjete logjistike e forca policore të FNSH-së e RENEA-s, në rast se do të lindë nevoja. Krahas monitorimit nga ajri të GdF-së, do të ketë monitorim edhe me helikopterin e Policisë së Shtetit, në të gjithë territorin e vendit”.
Gjatë ditës së sotme me anë të helikopterit të Policisë, u monitorua dhe u kontrollua zona përgjatë Lumit të Vlorës, territori i Bashkisë Selenicë, në fshatrat: Drashovicë, Gjormë, Lapardha, Mesaplik, Sevaster, Velç, Gorisht, Karaburun, Selenicë, Treblovë si  dhe territori i Bashkisë Himarë, me fshatrat: Vranisht, Kallarat, Kuç e Bolenë.
Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave me risk, zona ku vitet e kaluara ishin evidentuar bimë narkotike të kultivuara apo edhe pjesëve të tjera të territorit, nuk është evidentuar asnjë parcelë e kultivuar.
Të gjitha kontrollet nga ajri janë filmuar dhe do të vihen edhe në dispozicion të GdF-së, me qëllim koordinimin e monitormit, por edhe të rikontrollit nga GdF-ja, në javët në vijim.
Monitorimet nga ajri, deti e toka do të intensifikohen më tej në ditët në vijim.








/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY