Helmimi i protestuesve, Lulzim Basha: Vendosni para përgjegjësisë autorët, kjo nuk ishte...

Helmimi i protestuesve, Lulzim Basha: Vendosni para përgjegjësisë autorët, kjo nuk ishte tullumbace

53
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në deklaratën për shtyp që nisi në oren 15:00, ka kërkuar zbardhje të menjëhershme të ngjarjes ku mbetën të lënduar 76 persona në hapjen e fushatës elektorale të PD dje në Tiranë. Nga selia e PD, Basha tha se sipas verifikimeve të tyre, pluhuri helmues që u përhap në ajër nuk ishte aspak i shkaktuar nga tullumbacet.
“Të gjithë e dinë se kjo nuk ishte tullumbace. Ndërsa presim vënien para përgjegjësisë të autorëve kushdqofshin ata, po bëjmë dhe ne analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace. Mund t’ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin para përgjegjësisë autorët. Nëse nuk ndodh kjo është tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne nuk do të ndalemi. Unë nuk do të vazhdoj sonte fushatën hapëse në orën 19:00 në qytetin e Fierit”, tha Lulzim Basha për gazetarët.
Vetë kreu i PD Lulzim Basha ishte prekur nga pesticidi i hedhur në ajër, që kishte shkaktuar enjte dhe skuqje të syve e fytyrës. Të njëjtat simptoma kishin edhe qytetarë të tjerë që morën pjesë dje në fushatën e PD në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY