EMRAT/ Kukës, prangosen dy inspektorët, kalonin makinat në kolaudim me pagesë

EMRAT/ Kukës, prangosen dy inspektorët, kalonin makinat në kolaudim me pagesë

58
0
Shares

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, është finalizuar operacioni antikorrupsion,  i koduar “SGS-25”. Për pasojë arrestohen në flagrancë dy inspektorë teknikë pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.
Prangosjet ndodhën ditën e djeshme.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i:
– Ermal Islamaj, 32 vjeç,  banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.
– Bujar Syla, 44 vjeç, banues në  Kukës, me detyrë inspektor teknik, pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në  kuadër të hetimit proaktiv një mujor, këta shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme kalonin automjete, të llojeve të ndryshme në kolaudim, kundrejt pagesës, jashtë kushteve teknike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY