Tragjedia në Mançester, mos i besoni këtyre Fake News për sulmin në...

Tragjedia në Mançester, mos i besoni këtyre Fake News për sulmin në koncertin e Ariana Grande

48
0
Shares

Fake News kanë përfshirë internetin pas shpërthimit në koncertin e Ariana Grande në Mançester, Angli mbrëmjen e së hënës.

Nga ky sulm mbetën të vrarë 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë.

Shumë njerëz përdorën mediat sociale për të shpërndarë informacione të pavërteta.

Këto janë disa nga Fake News që nuk duhet ti besoni:

  1. Arianda Grande nuk është fotografuar në prapaskenë e dëmtuar

Kjo fotografi është bërë kur Grande po luante në filmin “Scream Queens” në New Orleans, Louisiana, në qershor 2015.

  1. Asnjë person i armatosur nuk ndodhet në gjendje të lirë në një spital

Pas rapotimeve në  Facebook, Twitter dhe nga dy gazeta kombëtare britanike se një person i armatosur është në gjendje të lirë në spitalin Royal Oldham, 10 milje larg Mançester. Pasi policia bëri verifikimet rezultoi se  nuk ndodhej asnjë person i armatosur.

  1. Ky djalë i vogël nuk është zhukur

Kjo fotografi është një foto reklamuese për Downs Designs, një kompani në Ohajo që prodhon veshje për njerëzit me Sindromën Down.

 

  1. Ariana Grande nuk ka hequr dorë nga muzika

Këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment për të ardhmen e saj muzikore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY