Mançester, fqinjët e terroristit: E pamë dy muaj më parë duke bërë…

Mançester, fqinjët e terroristit: E pamë dy muaj më parë duke bërë…

42
0
Shares

Personi i cili kreu një sulm vetëvrasës ,mbrëmjen e djeshme në Mançester është i identifikuar si Aalman Abedi 23-vjec me origjinë libane. Ai ka shpërthyer një ekskluziv vdekjeprurës në një koncert ku po performonte këngëtarja e njohur Ariana Grande.

Këtë mëngjes, ISIS mori përgjegjësinë dhe kërcënoi për sulme të tjera, duke thënë se një nga ushtarët e Kalifatit vendosi bomba brenda një tubimi të Kryqtarëve.

Policia po përpiqet të përcaktojë nëse Abedi ka vepruar i vetëm apo ka qenë pjesë e një celule të gjerë terroriste.

Fqinjët në një nga adresat e banimit të tij kanë thënë se e kanë degjuar Abedi duke kënduar lutjet islame vetëm disa javë para mizorisë së sallën e koncerteve.

“Gati dy muaj më parë ai këndonte në gjuhën arabe me zë të lartë disa lutje, që kishin kuptimin: Ka vetëm një Perëndi dhe profeti Muhamedi është i dërguari i tij”, thotë një vajzë.

Ndërsa një prej miqve të tij i quajtur Leon Hall tha se e kishte takuar për herë të fundit vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë i kishte bërë përshtypje fakti që kishte lënë mjekër. Ishte ai që konfirmoi faktin se i riu ishte një tifoz i çmendur “Manchester United”.

“E kam parë për herë të fundit vitin e kaluar, ndonëse jetojmë pranë. Nuk kam shumë muhabet me të, vetëm përshëndetemi, por më bëri përshtypje fakti që kishte lënë një mjekër të gjatë”,- tha 26-vjeçari

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY