Zyrtari i lartë amerikan nesër në Tiranë, a ka shanse për një...

Zyrtari i lartë amerikan nesër në Tiranë, a ka shanse për një zgjidhje

114
0
Shares

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee mbërrin nesër në Tiranë në një përpjekje të fundit për të gjetur një zgjidhje mes maxhorancës dhe opozitës për një marrëceshje politike që krijon mundësinë e zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

Ai pritet të takohet me krerët e lartë të shtetit, si dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ka qenë në Malin e Zi prej ku edhe ka bërë thirrje për politikanët e rajonit që të ndjekin rrugët institucionale të zgjidhjes së problemeve.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee, sipas nje artikulli të botuar në portalin European Ëestern Balkans.

Ndërkaq gjatë takimeve në PD ai pritet të kontaktojë edhe disa deputetë që janë shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve nga opozita. E kontaktuar nga Panorama, Bregu konfirmoi takimin që do të zhvillojë nesër me Hoyt Brian Yee.

Deri tani zyrtarët e lartë europianë kanë dështuar të gjejnë një zgjidhje për krizën e Tiranës. Të vendosur njëanshëm në raport me palët në krizë ata nuk ia dolën të administrojnë disa propozime për zgjidhjen e saj.

Opinioni në vend ka shumë besim se amerikanët do ia dalin të sjellin palët tek një qëndrim i përbashkët, përndryshe kriza ka shanse të mos mbetet vetëm politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY