Itali, arrestohet kuzhinieri dhe shqiptari me reputacion në tregun e kokainës

Itali, arrestohet kuzhinieri dhe shqiptari me reputacion në tregun e kokainës

77
0
Shares

Një grup që merrej me shpërndarjen e kokainës midis Ankonas dhe Senigallia është goditur nga policia, ndërsa pjesëtarëve të bandës, ishte një shqiptar me jo pak reputacion. Lënda narkotike shitej kryesisht tek klubet e natës në këtë zonë.
Operacioni “Take Away” u zhvillua gjatë së sotme, duke zhvilluar nëntë kontrolle nëpër shtëpi për gjetjen e kokainës. Hetimet kishin nisur rreth një vit më parë, ndërsa shqiptarët ishin ata që furnizonin bregdetin me kokainë.
Lojtari më i rëndësishëm në grup ishte një kuzhinier italian, i cili ka punonte në disa klube të Rivierës, ndërsa krahu i djathtë i tij ishte një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Në sajë të posedimit të drogës dhe parave, ky i fundit është renditur si tregtari kryesor i drogës dhe krahu operativ i grupit.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të dyshuarve, policët gjetën një gram kokainë të fshehur në një dhomë gjumi. Në një prej ambienteve të një klubi është gjetur gjysmë kg hashash, ndërsa pronari i lokalit ka denoncuar babain e tij për posedimin e drogës, një 66 vjeçar.
Banda me shqiptarë dhe italianë konsiderohet sipas “Corriere” furnizuesit kryesor të kokainës në klubet për të rinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY