NJOFTIMI/Edi Rama do të braktisë zyrën nesër gjatë protestës së opozitës

NJOFTIMI/Edi Rama do të braktisë zyrën nesër gjatë protestës së opozitës

66
0
Shares

Gjatë kohës që do të zhvillohet protesta në Tiranë, Edi Rama do të lerë zyrën e tij në Kryeministri. Ai ka paralajmëruar qysh sot një miting në Lezhë dhe do të jetë atje. Besohet se mitingu i tij elektoral dhe protesta e opozitës do të jenë në të njëjtën orë.

“MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të qendrës së Lezhës më 2013 dhe sot🌹

Por ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani. Prandaj do të jemi nesër më shumë se kurrë në këtë shesh”, shkruan Rama ndërsa ka postuar dy foto të Lezhës (dje dhe sot!).

Por kjo nuk u ka pëlqyer militantëve të PS. Një prej tyre ia ka shkruar që të mos luajë këmbën nga Tirana nesër për të treguar forcën e tij dhe mungesën e frikës nga protesta.

“Dite te mbare kryeminister dhe ben mire qe neser mos ta luash kemben nga Tirana se do mendojne “protestuesit” qe ja mbath nga frika..Tregoju pseudodemokrateve se kush eshte Edi Rama 💪✊❤”, shkruan nje aktiviste e PS.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY