Basha: Çadra nuk do të mbyllet, nesër të gjithë në protestë

Basha: Çadra nuk do të mbyllet, nesër të gjithë në protestë

72
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha, sonte nga çadra e protestës ka garantuar se çadra nuk do të mbyllet nesër, sikurse mediat afër qeverisë kanë raportuar sot në formën e “fake news”. Jo vetëm kaq, por Basha ka ftuar gjithë qytetarët shqiptarë që ti bashkohen protestës së opozitës ditën e shtunë.
Sipas Bashës, rezistenca qytetare në çadër do të vijojë deri në institucionalizimin e Republikës së Re, deri në fitoren e plotë të kauzës së shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Shqiptarët të bëhen gati për ditën e madhe, ditën e parë të republikës së re. Republikë së re që është dhe e para republikë e shtetit shqiptarë, që nuk do ju përkasë politikanëve por qytetarëve.
Ky monument i lirisë, i qëndresës i cili nesër do të presë bashkimin më të madh të shqiptarëve në histori. E kanë merak kundërshtarët tanë, nuk do të mbyllet por do të vazhdojë deri në institucionalizimin e republikës së re, deri në fitoren e lirisë së zgjedhjeve të ndershme. Të gjithë nesër në protestë”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY