Kërcënimi ndaj Vlahutinit, reagon për herë të parë edhe një deputet i...

Kërcënimi ndaj Vlahutinit, reagon për herë të parë edhe një deputet i PD

58
0
Shares

Një ditë pas kërcënimit që i erdhi ambasadores së BE në Tirana, Romana Vlahutin nga një gazetar, ka reaguar edhe një deputet i opozitës.

Por deputeti Luciano Boci nuk ka ndonjë problem me gazetarin, as me policinë e që e arrestoi, as ne Vlahutin që e menaxhoi shumë mirë këtë kërcënim në Bruksel duke shtyre edhe disa ditë si ambasadore në Tiranë.

Bocit, historia me kërcënimin e Vlahutimit i ka sjellë ndër mend një histori tjetër që u ngrit në qiell vite më parë nga Erion Veliaj.

“Kjo historia e kërcënimit të Vlahutin është fiks si ajo historia e jastëkut të Griseldës, për të cilën BE reagoi po kaq “fort”!”, shkruan Boci.

Griselda ishte e shoqja e ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi e cila sajoi një dështim në lindje. Këtë sajesë për arsye krejt të tejra e rimori PS dhe Erion Veliaj duke e shitur si një represion që pushteti në atë kohë i PD-së i bënte kryebashkiakut socialist të Kavajës. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY