RRËFIMI/ Flet vëllai i nuses së masakruar nga vjehrri: Monstra e ka...

RRËFIMI/ Flet vëllai i nuses së masakruar nga vjehrri: Monstra e ka rrahur barbarisht, ja si e vrau dhe e preu motrën

85
0
Shares

Anton Jaku, vëllai i Vera Totës, e vrarë më 3 maj nga vjehrri i saj sjell një dëshmi tronditëse në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24. “BalkanWeb” sjell rrëfimin e tij të plotë, duke nisur nga martesa e motrës, largimi në Greqi, kthimi dhe më pas episodet e vazhdueshme të dhunës barbare ndaj 41-vjeçares nga vjehrri që e quan ‘monstër’.

Ai thotë se motra e tij kishte 17 vite martese me Arben Totën. Sapo janë martuar janë larguar në Greqi dhe kanë qëndruar atje për 8-9 muaj. Vera ishte shtatzënë dhe për të lindur erdhi në Shqipëri. Lindi vajzën që sot është 15 vjeçe e gjysmë. Ndërkohë Arbeni vazhdonte të jetonte në Greqi ndërsa Vera jetonte me prindërit e bashkëshortit.

“Pasi u bë vajza 1 vjeçe ishte fëmijë që grindej qante shpesh dhe për shkak të të qarave të saj i nxitur nga e shoqja, vjehrri e ka rrahur barbarisht dhe e ka dëbuar nga shtëpia bashkë me foshnjën. Vajza qante, u nxi nga të qarat”, rrëfen ai.

Kjo ishte hera e parë që familja e saj u njoh me dhunën ndaj saj. Shkoi dhe u strehua tek ata bashkë me vajzën.

Më pas nëpërmjet personave të tjerë, të afërm në Lezhë që insistuan për pajtim familja e saj pranoi që ajo të kthehej tek shtëpia e burrit, por me një kusht të vetëm që Arbeni të mos ikte më në Greqi, por të jetonte pranë saj. Arbeni erdhi dhe e mori në Greqi me vete.

“Jetuan atje për 10 vite pa probleme me njeri-tjetrin, sollën në jetë dhe një djalë që është sot 10 vjeç. Më pas, para 5 viteve u kthyen në Shqipëri rregulluan banesën dhe filluan punë, Arbeni si roje nate ndërsa Vera fillimisht ka punuar në gjelbërim, më pas në një fabrikë këpucësh. 2 vite kaluan pothuajse në normalitet pastaj ka filluar sërish dhuna. Ata nuk e pranonin si nuse dhe më parë e kanë ndarë Arbenin nga 2 gra të tjera me të cilat ka qenë i martuar. Vera nuk ankohej pothuajse asnjëherë në familjen e saj, fliste shumë pak.

Anton Jaku rrëfen se e ka marrë vesh nëpërmjet telefonatës që i ka bërë një kushëri. Më pas ka telefonuar Arbenin i cili ia ka konfirmuar por nuk mund t’i thoshte dot asnjë detaj pasi nuk kishte qenë prezent në momentin e ngjarjes, kishte shkuar rreth 1 orë e gjysmë më vonë për shkak se ishte në punë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Më pas është drejtuar drejt morgut të spitalit të Lezhës ku ka parë trupin e Verës të masakruar thotë ai, në kafkë dhe dorë. “E mësova nga një kushëri i imi. Më pas mora dhëndrin. Më ka thënë: “Po, ka ndodh. Nuk kam qenë prezent”. E pyeta se ku ndodhej trupi, më pas shkova në spitalin e Lezhës, në morg. Kemi hyrë në morg me motrën tjetër dhe nusen time. Kur e pamë trupin, motra ishte masakruar. Ishte prerë me sëpatë, me hanxhar. Sulmi i parë kishte qenë në ballë, por motra kishte tentuar të mbrohej dhe i kishte prerë dhe dorën. Pas kësaj ka rënë përmbys dhe ai e ka goditur në anën e pasme të kokës, e cila ka qenë e prerë”, tha ai, shkruan ‘BalkanWeb’. Antoni beson se është kryer me sëpatë pasi nga prerjet dukej qartë që ka qenë mjet shumë mprehës. Vajza e Verës ka shkuar pa ditur gjë, ka zbuluar trupin e nënës të masakruar dhe nga ajo që ka parë ndodhet në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Asaj i është bërë dhe presion pasi i kanë thënë që daja do të vras babain e saj, gjë që nuk është fare e vërtetë. Antoni kërkon mbrojtje për ata fëmijë të cilët ndodhën në atë banesë. Ai dyshon se mund të jetë fshehur dhe arma e krimit.

INTERVISTA
anton jakuSi u martua motra juaj me ish-bashkëshortin?
U martuan me shkuesi. Motra ra dakord për t’u martuar me atë edhe pse e mori vesh që ishte martuar dy herë më parë. Ikën të jetonin në Greqi.

A është dhunuar motra juaj nga burri apo vjehrri?
Dhunë ka ushtruar ish-vjehrri. Hera e parë e dhunës nisi vetëm kur fëmija 1 vjeç po qante. E ka nxjerr zvarrë, i ka nxirë gjithë trupin. Pas kthimit në familje kemi kërkuar shpjegim, pse ushtruan dhunë. Na kërkuan falje për dhunën dhe ne e kemi pranuar faljen. Si denoncuam. Por ndihemi keq që e kemi pranuar, jemi fajtor. S’duhet toleruar dhuna. Dhuna ka vijuar pastaj më vonë.

Si e keni pasur kontaktin me motrën kur e patë të nxirë në gjithë trupin..
Pavarësisht lidhjes vëlla e motër, do isha ndjerë keq dhe në pozita të tjera. Nuk e gjetëm arsyen e dhunës se pse ajo grua, motër u dhunua.

Keni pasur ankesë për bashkëshortin?
Jo s’kemi pasur asnjë ankesë për të, dhe as për vjehrrën dhe vjehrrin.

Çfarë thoshte kur e dhunonte?
Monstër, ose model mund ti themi atij njeriu.
Kontaktet kanë qenë të radha, pasi prej 10 vitesh kanë qenë në Greqi. Pas kthimit nga Greqia kanë jetuar normalisht, por pasi hynë në banesë ku jetuan me vjehrrin dhe vjehrrën. Motra ka qenë e mbyllur, sna ka treguar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY