Paralajmërimi i Bashës: Listat e paligjshme të 18 qershori drejt Kolegjit Zgjedhor

Paralajmërimi i Bashës: Listat e paligjshme të 18 qershori drejt Kolegjit Zgjedhor

80
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron se “nuk ka negociator në botë të bëjë Edi Ramën të pranojë faktet për drogën krimin dhe ta bëjë të pranojë përgjegjësinë”.
Nga çadra e protestës Basha tha se me protestën e 13 majit shpallin falimentimin e republikës së vjetër.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë fjalën në ‘çadrën e lirisë’, ku ishin mbledhur sot qytetarët shkodranë prej nga paralajmëroi dhe ankimim në Kolegjin Zgjedhor për të hedhur poshtë 18 qershorin
“Së shpejti Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat e paligjshme”
Basha vijoi më tej me akuzat ndaj Ramës, sipas të cilit, u sollën kriminelët në institucione, deputetë në listat e çdo qarku, e sidomos të veriut, kryetarë bashkish, kryetarë institucionesh, për t’i përdorur në projektin e tij të përdorimin e shtetit jo për të mirën e shtetit, as për avancimin e të ardhmes së Shqipërisë, por vetëm për pasurimin e çetës së tij bandite në pushtet, kjo është arsyeja pse Edi Rama e ka jetike, kapjen e zgjedhjeve të ardhshme, diktimin e parlamentit të ardhshëm nga krimi e droga dhe jo nga vota e lirë.
Sipas Bashës, kjo është arsyeja pse Edi Rama e ka jetike që reforma në drejtësi të mos bëhet sipas konsensusit të 22 korrikut dhe formulës amerikane, por sipas formulës Rama-Xhafa-Shullazi.
“Të gjithë elementët e komplotit ishin përgatitur për këtë skenar: droga, krimi, korrupsioni, realiteti i përditshëm shqiptar ishte fshirë nga mediat e kapura nga qeveria, ishte fshirë nga raportet e zyrtarëve të korruptuar europianë në Tiranë, që nuk raportonin edhe kur kriminelët plagosnin qytetarët në rajonet e policisë…”, nuk kurseu Basha edhe kauzat ndaj ndërkombëtarëve europianë në Tiranë.

Pjesë nga fjala e sotme e Lulzim Bashës te çadra e protestës

“Miliarda euro, një grusht njerëzish u pasuruan, e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Shqiptarët u varfëruan, vendet e punës u shkatërruan, shëndetësia ra në kolaps, fuqia blerëse e shqiptarit në nivele afrikane, studentët të lënë jashtë universitete prej tarifave të larta, pensionistët me sytë përtokë…
Kjo është vepra e Rilindjes dhe e krimit të rilindur në nivele të larta shtetërore. Në planin e Edi Ramës, që është vetëm për pasurimin e tij, të çetës së tij, çirakëve të tij në media, të lobistëve të tij, gjithçka është në projektin e vjedhjes së votave.
Të gjithë elementët e komplotit ishin përgatitur për këtë skenar: droga, krimi, korrupsioni, realiteti i përditshëm shqiptar ishte fshirë nga mediat e kapura nga qeveria, ishte fshirë nga raportet e zyrtarëve të korruptuar europianë në Tiranë, që nuk raportonin edhe kur kriminelët plagosnin qytetarët në rajonet e policisë…
Sepse kanë mohuar krimin, drogën,dhe janë bërë njësh me Edi Ramën, për xhepat e tyre të korruptuar.
Por nuk ia dolën dot.
Të vetmit që ia dolën t’u tregonin miqve tanë në Berlin, Uashington dhe anembanë botës perëndimore të vërtetën ishit ju, ishte ky bashkim i madh.
Sot Europa mbarë e njeh problemin e madh të drogës, krimit, korrupsionin qeveritar. Aleatët tanë e kanë pranuar se Rama e zhyti Shqipërinë në një gjendje dështimi dhe falimentimi.
Sot të gjithë e dinë se shumica dërrmuese e qytetarëve të ndershëm shqiptarë janë në këmbë dhe do të qëndrojnë derisa atë sigurojnë ë zgjedhje të lira dhe të ndershme që do të sigurojë zgjedhjet teknike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY