RETRO/ Piro Bare: Pse donte të më eliminonte Ilir Karçini

RETRO/ Piro Bare: Pse donte të më eliminonte Ilir Karçini

581
0
Shares

Piro Bare është biznesmeni i gazit, i cili është tentuar të eliminohet fizikisht, dhe për këtë është akuzuar rival Ilir Karçini që ditën e sotme u arrestua, pasi u vetëdorëzua në polici.
Ora News ju risjell në vëmendje një intervistë ekskluzive, që Bare ka thënë për gazetarin Patrik Sadikaj, në shkurt të 2014.
Historia e Pirol Bares është ndoshta një nga ato historitë që nuk përsëriten shpesh, por bosi i Porto Romanos është njeriu i vetëm në Shqipëri që e dinte ditën, orën dhe vendin se kur do të vritej.
Në intervistën dhënë për Ora News, Bare tregon njohjen me Ilir Karçinin dhe marrëdhëniet që ai ka pasur. Rrëfen pse ai është i bindur që Ilir Karçinni është porositësi i vrasjes së tij, të mbetur në tentativë.

Pjesë nga intervista e gazetarit Patrik Sadikaj me Piro Baren

Si e mësuat, kush ua tha që kolegu juaj në biznes  Ilir Karçini ishte njeriu që vinte pas idesë që mund të ishit objekt i një sulmi të mundshëm?

Durrësi ziente atë të enjte dhe kur e kam parë fillimisht arrestimin e këtij personi dhe kur kam parë aparatin që është i varur atje, kam menduar që në atë aparat duhet të jem edhe unë, nuk e di pse, këtë ia kam shprehur gruas time. Dhe pas dy orësh ditën e enjte në darkë me merr Prokurori i Krimeve të Rënda dhe më thotë: Piro duhet të paraqitesh nesër, por pa zhurmë. Sa kam shkuar më ka prezantuar fotografinë. Me prezantimin e kësaj fotografie mu desh prokurorët të këmbëngulnin që unë ta gjeja këtë fotografi ku e kisha sepse kjo fotografi ishte e prerë.

Pra jo fotografia që ju kishte bërë atentatori i mundshëm, por fotografi që i ishte servirur atentatorit për t’iu identifikuar ju..?

Po pra, atentatori nuk ka mundur të bëjë foto, ato janë pallavra se po të kishte foto tjetër do ta kishin nxjerrë prokurorët. E vetmja fotografi që është, është fotografi që i është servirur nga Ilir Karçini. Si e ke vërtetuar ti këtë?! Unë e kam vërtetuar duke qenë që falë zotit unë këtë foto e kam parë në kompjuterin e një mikut tim, i cili na kishte nxjerrë të katërt.  Ka qenë rastësore që unë nuk e mbaja mend. Sa e kam parë foton i kam thënë Prokurorit: Prokuror kjo foto është e shumë viteve më parë. Fotografia është bërë në Itali në Milano në një panair që unë jam takuar rastësisht me këta dhe i kam shprehur prokurorit që kjo foto ka qenë në Milano dhe unë kam qenë me tre persona me kostum dhe kollare. Prokuroria bëri të vetin, unë i  solla fotografinë origjinale dhe janë prokuroria po bën punën e vet.

Ku e shprehni bindjen se Ilir Karçini ishte porositësi i vrasjes tuaj?

Unë jam i bindur sepse ai kishte kohë që ishte i dështuar në këtë biznes dhe e vetmja shpëtim që mund të kishte Ilir Karçini ishte eliminimi i Piro Bares për të vazhduar biznesin dhe tregun dhe më vonë me suportin që ka mund të më merrte dhe pronat.

Kishit njohje me Ilir Karçinin?

Marrëdhëniet e mia me Ilir Karçinin kanë qenë vetëm në 2009 kur e kam ndihmuar në Porto Romano, i kam shkarkuar anijen e gazit, nuk kishte as depozita as gjë. Kishte vajzën sëmurë dhe i kam marrë dokumentet dhe i kam thënë më lerë se do e përpunoj unë anijen dhe do ta shkarkoj në depozitat e mia. Atëherë kemi pasur 2-3 muaj marrëdhënie dhe jemi ndarë paq. Nuk kemi pasur probleme. Pas kësaj ndarje ka qenë viti 2011 kur ai donte të shkarkonte pa plotësuar dokumentacionin, pavarësisht se çfarë thonë mediat. Po të doni hapni letrat, verifikojini. Letrat nuk kanë qenë të gatshme në ato ditë, kur ai donte të shkarkonte bashkë me Maroilin.

Ka një shkak që e çon të gjithë dyshimin te Ilir Karçini?

Ilir Karçini që të shpëtonte nga ajo situatë drastike që ka ai me bankat, e vetmja gjë ishte eliminimi im që ai të vazhdonte biznesin, sepse kështu nuk kishte shans të vazhdonte  dot biznesin, sepse menaxhimi i keq i bërë nga Ilir Karçini e çoi në atë situatë sa ti punonte mendja mbrapsht dhe të dilte dhe të shpëtonte nga kjo?

Jeni ballafaquar me Ilir Karçinin?

Jo, jo. Janë çështje të hetimit. Nuk kam asnjë komunikim, por killer thotë hapur fare: Mi dha lekët në shtëpi, më dha fotografinë. Killeri thotë, ju jeni edhe vetë të medias, siç thotë dhe Prokuroria  që çdo gjë është e mbyllur në këtë kapitull, unë nuk kam pse aludoj në gjerat që nuk i kam dëgjuar. Por fakti është fakt.

Keni thënë që e prisnit, pse?

Ishte ndjeshmëria ime dhe Karçini  ka shprehur në tavolina të ndryshme: “Çfarë i bëj unë Piro Bares, çfarë do bëj unë…”, ka pasur shprehje që unë nuk i merrja të mirëqena, por në fakt  paskan qenë realitet.

Si ndiheni sot?

Sot ndihem më i qetë, unë do vazhdoj biznesin tim. Do eci përpara sa të dalë ndonjë Ilir Karçin tjetër të më eliminojë. OraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY