Ish-zv/ministri i Ekonomisë, Leonard Beqiraj, i videos së Dritan Priftit, kandidat për...

Ish-zv/ministri i Ekonomisë, Leonard Beqiraj, i videos së Dritan Priftit, kandidat për deputet

388
0
Shares

Ish-zv/ministri i Ekonomisë, Leonard Beqiraj, i videos së Dritan Priftit tani është kandidat për deputet i partisë së Skënder Gjinushit, PSD.

Ai është vendosur i pari në Qarkun e Vlorës. Beqiraj ka qenë në qendër të videos së famshme me Dritan Priftin në mars të vitit 2010.

Videoja u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë.

Teksa po shikonte për origjinën e videos Meta-Prifti, specialisti amerikan arriti të rikuperonte regjistrimin Prifti-Beqiraj. Kjo video ishte fshirë prej memories së dukshme të laptopit nga Dritan Prifti, para dërgimit të pajisjes në Prokurori.

Leonard Beqiraj fliste ne video per 100 mije euro, nga te cilat 30 mijë euro ia kishte dhënë dikujt dhe se i kishin mbetur edhe 70 mijë. Në bisedën mes ministrit dhe zv.ministrit të asaj kohe (mars 2010) flitej për disa emra nga të cilat Prokuroria dyshonte se përfituan para dy ish-zyrtarët, por kjo nuk u provua kurrë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY