NDRYSHIMET/ Lëvizje edhe në Policinë e Tiranës, shkarkohen dhe emërohen zëvendësdrejtori dhe...

NDRYSHIMET/ Lëvizje edhe në Policinë e Tiranës, shkarkohen dhe emërohen zëvendësdrejtori dhe shefat e komisariateve

92
0
Shares

Lëvizje të tjera ndodhin në Polici.
Të paktën 12 emra zëvendësdrejtorësh dhe shefash komisariatesh kanë lëvizur në detyra të tjera, në qarqe ose edhe në Policinë e Tiranës.
Mësohet se shkarkohet zëvendësdrejtori i Policisë Vendore të  Tiranës Skënder Hita, emërohet në po të njëjtën detyrë në Lezhë.
Në vend të tij në Tiranë emërohet Arsen Sinomati, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit nr. 2.
Shkarkohet shefi i Komisariatit nr. 1 Elton Alushi.
Ai emërohet shef sektori në krimet e lehta në Policinë e Tiranës.
Shkarkohet shefi i komisariatit nr. 4 Alket Shatro.
Ai emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme.
Në komisariatin nr. 4 emërohet Agim Hoxha ish-shefi i komisariatit Shijak.
Në Shijak emërohet Aliosha Broka.
Shkarkohet shefi i sektorit “Shqiponja” Vladimir Laska.
Në vend të tij emërohet Olti Bistri.
Shkarkohet shefi i Komisariatit nr. 6 Neritan Boci.
Në vend të tij emërohet Arben Aliko.
Shkarkohet shefi i Komisariatit Rrugor Ervin Hasrama.
Në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti.
Shkarkime ka pasur edhe në komisariate e Drejtori në qarqe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY