EMRAT/ Shkodër, burri vret gruan me çifte, “e shet” ngjarjen si vetëvrasje

EMRAT/ Shkodër, burri vret gruan me çifte, “e shet” ngjarjen si vetëvrasje

92
0
Shares

Policia e Shkodrës bë n të  ditur se rreth orës 00:05, të  mesnatës së  kaluar, kishte marrë  njoftim se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë Lumturie Xhilaj, banuese në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera, rezultoi se shtetasja Lumturie Xhilaj nuk është vetëvrarë por dyshohet se e  ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas  e ka pranuar edhe vetë  autori.
Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit  bënë  arrestimin  në flagrancë të Beqir Xhilaj, 74 vjeç, banues në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje personi i lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  për veprën penale të  “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”,  e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY