Francë, Le Pen pranon humbjen, Macron President

Francë, Le Pen pranon humbjen, Macron President

77
0
Shares

Populli francez ka zgjedhur Emmanuel Macron President të ri të vendit. Rreth 45 milionë votues kanë vendosur që të zgjedhin kandidatin e qendrës së majtës që t’i udhëheqë pesë vitet e ardhshme.
Ndërkohë, edhe kandidatja rivale, Marine Le Pen, ka pranuar humbjen,
Sipas saj, “francezët kanë bërë Aaleancën e Patritotëve, si forcë e parë në Francë”.
Pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale sot në Francë, kandidati i qendrës së majtë, Emmanuel Macron sipas Exit Polle-ve mund të ketë fituar nga 62-67 për qind të votave, ndërsa kandidatja e ekstremit të djathtë mund të ketë fituar rreth 33-36 për qind të vogla.
Sondazhet paraprake nxjerrin president të ri të Francës,  Macron.
Ai ishte renditur i pari edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ku kishte disa kandidatë, ndërsa rezultati i tanishëm nuk pritej të kishte surpriza të mëdha për shkak të mbështetjes ndaj tij të shumë kandidatëve të tjerë që u skualifikuan në raundin e parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY