FOTO & DETAJE/ Durrës, përplasja e dy automjeteve, shoferi italian shpëton plagosen...

FOTO & DETAJE/ Durrës, përplasja e dy automjeteve, shoferi italian shpëton plagosen 5 persona

87
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në unazën e qytetit të Durrësit, ku janë përplasur një “Benz” dhe një “BMW”.
Pesë persona të plagosur të një familjeje, mes të cilëve dy fëmijë të mitur dhe një çift bashkëshortësh në gjendje të rëndë, është bilanci i aksidentit.
Dy makina, një tip “Benz” dhe një tjetër tip “BMW” janë përplasur fort me njëra-tjetrën, e si pasojë janë plagosur të gjithë familjarët që ndodheshin në “Benz”, ndërsa drejtuesi i makinës tjetër, që është një shtetas italian, ka shpëtuar për fat të mirë.
Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 17:10, në Unazën Plepa –Shkozet,në kryqëzim.
Sipas Policisë, të plagosurit janë drejtuesi I mjetit, A. S. dhe pasagjerët në mjet, bashkëshortja e tij, D. S., 26 vjeçe, dhe gjyshja H. D. 65 vjeçe.
Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijët të moshën 1 vjeçe dhe V. S., 5 vjeçe.
Mësohet se fëmijët dhe gjyshja e tyre aktualisht ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa çifti i bashkëshortëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY