Berisha: Ja pse u zgjodh President Ilir Meta

Berisha: Ja pse u zgjodh President Ilir Meta

72
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha tha në një intervistë për “Kjo Javë” në “News24” se zgjedhja e Ilir Metës President është një përpjekje e Ramës për t’ia marrë atij LSI-në.

Zoti Berisha ne kemi Presidentin e ri të Republikës në Shqipëri, i cili ishte dhe nuk ishte surprizë për shqiptarët në momentin që u zgjodh, por mungoi mendimi juaj. Sa herë lakohet emri juaj, zoti Meta është gjithnjë dashamirës, pse mungoi mendimi juaj për Presidentin e ri. Pse mungoi urimi juaj?

Unë mendoj se Presidenti i ri u zgjodh në një moment thellimi krize. E kam theksuar dhe e theksoj nuk kishte opozita pretendime për postin e Presidentit, por vendi kishte më nevojë se kurrë për një proces në zgjedhjen e Presidentit, siç është bërë katër vite më parë me zgjedhjen e Nishanit, pa patur probleme të tilla madhore krize.

Në mendimin tim ka pasur prej kohësh një marrëveshje të vendosur që postin e Presidentit ta kishte LSI-ja, ndonëse pranoj që mazhoranca i kishte votat dhe mundësitë për ta zgjedhur Presidentin dhe opozita e sigurt, nuk kishte pretendime për postin e Presidentit. Por, këtë vit, më shumë se kurrë ky proces duhet të ofrohej si një proces negocimi, dialogu për të bërë një hap real më tej në zgjedhjen e krizës. Në këtë kontekst, unë e kam shprehur se kjo zgjedhje vetëm sa thellon më tej krizën dhe për mua kjo përbën një problem serioz.

Ju jeni shprehur menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit me një status në Facebook, se është në lartësinë apo ngritjen në përgjegjësi përpara eliminimit të zotit Meta…

Ekzakt! Sepse, 4 vite me radhë, sidomos 3 të parat, Edi Rama bëri një betejë të paimagjinueshme për eliminimin e Ilir Metës në të gjitha mënyrat, me qëllimin e vetëm për të marrë LSI, e cila për hir të së vërtetës i nxjerr Edi Ramës telashe shumë të mëdha. Pasi dështoi në këtë përpjeke, e vërteta është se Meta ia ktheu reston çdo ditë atij, nuk la rast pa e goditur për çështjet më madhore, qoftë për reformën në drejtësi qoftë dhe për vështrimin e krizës, të cilën ai e parandjente, që një krizë e thellë po duket në horizont dhe kërkonte zgjidhjen e saj.

Pra, nuk ka qenë një marrëdhënie e lumtur mes tyre, ka patur divergjenca?

Rama mendon se duke e çuar President do mundë të shtrijë tentakulat e tij mbi aleatin më të vogël LSI. Ta shohim, koha është përpara.

Doja t’ju pyesja edhe për marrëdhënien tuaj me zotin Meta, cila është ajo?

Marrëdhëniet e mia me të, janë marrëdhëniet që janë midis një opozitari dhe një qeveritari. Të tilla janë. Por kjo, as për zotin Meta, as për zotin Rama po të ishte, nuk më pengon mua asnjëherë të vlerësoj çdo hap pozitiv të bërë me transparencë.

Zoti Meta gjatë drejtimit të Parlamentit është përpjekur të krijojë hapësirat, në kundërshtim me vullnetin e PS, t’i krijojë opozitës hapësirat e nevojshme në parlament. Ka pasur një debat lidhur me kohën që më jepet për të folur. Nga ana tjetër, Meta ndërhyri vendosmërisht në një moment kritik për votimin e neneve të Kushtetutës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY