EMRAT/ Skënder Gjinushi PSD-së, me deputetë të PS-së në krye të listave

EMRAT/ Skënder Gjinushi PSD-së, me deputetë të PS-së në krye të listave

160
0
Shares

Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit do të ketë tre deputetë të majtë në krye të listave të saj, raporton “Panorama”. Ish-deputeti socialist Tom Doshi do të kryesojë listën e PSD-së në qarkun e Shkodrës Doshi ka kohë që bën fushatë në këtë qark, madje prezenca e tij në garë i bën shumë interesante zgjedhjet.
Në krye të listës së PS-së është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në krye të listës së LSI-së është deputeti Agron Çela, ndërsa i pari i listës së PDIU-së është një sipërmarrës i njohur, shkodrani Sait Fishta.
Duket se aleati tradicional i Partisë Socialiste ka mundur të bindë edhe një socialist që të kandidojë me siglën e tij. Mjeku Ylli Ziçishti, deputeti socialist i qarkut të Korçës, do të jetë i pari i listës së PSD-së në qarkun e Gjirokastrës. Ziçishti ishte një nga deputetët që mbeti jashtë listës së rikandidimit të Partisë Socialiste. Ziçishti, të cilin të gjithë deputetët e Kuvendit e thërrasin “doktor”, duket se ka mbështetje në këtë qark.
Ndërsa kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, do të jetë i pari i listës në qarkun e Tiranës, por ajo që bie në sy është numri dy i listës. Ajo është Mirela Ferracaku, deputetja aktuale e Kuvendit të Shqipërisë, e cila zëvendësoi kreun e Kristian Demokratëve, Mark Frroku.
Por, edhe pse me tre deputetë në listat e saj, PSD-ja nuk u regjistrua në zgjedhje si parti parlamentare. Kreu i saj, Skënder Gjinushi, ka arritur të mbledhë mbi 9600 firma të votuesve të saj, siç e kërkon Kodi Zgjedhor për partitë që garojnë më vete në zgjedhjet parlamentare.
Pak ditë më parë, gjatë një interviste në “News 24”, kreu i PSD-së konfirmoi kandidaturën e Tom Doshit në krye të listës së qarkut të Shkodrës për partinë që ai drejton. Ai dha edhe arsyet se përse e kishte përfshirë në listat e PSD-së një ish-deputet socialist në krye të qarkut të Shkodrës.

QARKU TIRANË
    Skënder Gjinushi
   
Mirela Ferracaku
    Florian Taçi
    Ermira Dema
    Izet Mena
    Zhaneta Harka
    Klorida Bodlli
    Lorenc Peti
    Dritan Bytyçi
    Henri Deçka
    Shpresa Bardulla
    Klajd Ferraj
    Nevila Bejleri

QARKU SHKODËR
  
  Tom Doshi
    Gledis Çeliku
    Jetmira Rraboshta
    Suada Selimaj
    Pal Marku
    Pjetër Gjergji
    Andi Hallunaj
    Ylja Fili
    Kristjana Kovaçi
    Edison Gjonaj
    Ditjer Draga

QARKU GJIROKASTËR
  

  Ylli Ziçishti
    Marsela Çilotaj
    Kiço Shukallari
    Esmeralda Taçi
    Ledjan Çilotaj
Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY