Policia në shërbim të qeverisë, kallëzon PD-në për protestën e 7 majit...

Policia në shërbim të qeverisë, kallëzon PD-në për protestën e 7 majit në Kavajë

48
0
Shares

Të enjten pasdite në protokollin e prokurorisë së kryeqytetit ka mbërritur kallëzimi i policisë përmes të cilit kërkohet të hetohet për dyshimet se në datën 7 maj do të pengohen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Kavajës.
Si material referues policia ka përcjellë qëndrimin publik të opozitës për mbajtjen e një proteste kombëtare që do të nisë në datën 6 maj dhe të zgjasë edhe gjatë ditës së votimeve në Kavajë. Gjithashtu për të njëjtin fakt policia i ka referuar prokurorisë edhe deklaratën publike të kryedemokratit Lulzim Basha të dhënë në çadër në datën 10 prill.
Kallëzimi thonë burimet është pa emër ndërkohë që dosja i ka rënë për t’u shqyrtuar prokurorit Enklid Gjini.
Siç thonë burimet, referimet janë bërë për dy vepra penale, për pengim i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese neni 325 dhe thirrje publike për veprime të dhunshme neni 223.
Por ndërsa policia po përgatitet për planin e masave sipas detyrimeve që përcakton kodi zgjedhor, e gjendur në një situatë të pangjashme policia e shtetit ka vënë në dijeni edhe prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla mbi thirrjet për bllokimin e zgjedhjeve në Kavajë. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY