FOTO&EMRAT/ Itali, shkatërrohet banda shqiptare e drogës

FOTO&EMRAT/ Itali, shkatërrohet banda shqiptare e drogës

404
0
Shares

Dhjetëra kile drogë nga të gjitha llojet ndër substancat e ndaluara të sekuestruara nga policia italiane: marijuana, kokainë, heroinë, ketaminë. Mall i destinuar për klientët e zonave të Mestres e Miraneses, por edhe më tej, deri në Gjermani.
Policia e Shtetit në Itali ka përfunduar një hetim të gjatë, të koordinuar me drejtorinë distriktuale antimafia, i cili ka sjellë nxjerrjen e masave ndaluese për nëntë persona, shqiptarë e tunizinë. Tetë janë kapur (6 shqiptarë), dy prej të cilëve në arrest shtëpi dhe gjashtë në burg, i nënti është në kërkim. Të gjithë shitës droge “profesionistë” dhe me precedentë, të cilët blinin drogë jashtë Italisë dhe e shistin në parqet publikë të Mestres dhe në provincën e saj.
Operacioni ka nisur në dhjetor 2014, kur skuadra e lëvizshme e Venecias arrestoi në flagrancë një çift shtetasish italianë, të cilët u kapën me 200 gramë kokainë e 40 marijuanë. Hetimet u zgjeruan, duke mundësuar vërtetimin e përfshirjes së disa shqiptarëve, të cilët blinin çdo javë me para në dorë disa kile heroinë, kokainë e ketaminë, me vlerë mijëra euro. Malli u shitej më pas shpërndarësve tunizianë që e shisnin në rrugë.
Një episod interesant nga hetimet vjen nga gushti 2005, kur njëri prej shitësve tunizianë arriti të arratisej nga makina e policisë mbi një urë, teksa po çohej në kuesturë. 37-vjeçari tërhoqi frenën e dorës, doli nga makina dhe u hodh në ujërat e lagunës. Arratia e tij ka zgjatur deri sot në mëngjes, kur u arrestua sërish.
Një tjetër episod që ia vlen të përmendet është arrestimi i një personi tjetër, i cili nuk ishte pjesë e hetimeve. Ai u gjet me 97 doza të paketuara me letër alumini, por nga këto vetëm gjashtë kishin vërtet kokainë. Shpërndarësit të shkretë ia kishin “futur” dhe tani i duhet të dalë edhe në gjyq.
Veç arrestimeve të mëngjesit të sotëm, janë ushtruar pesë kontrolle për shtetas italianë e shqiptarë në provincat e Perugia e Ragusas. Një shqiptar është denoncuar në gjendje të lirë për zotërim droge në limitin e shitjes.

Shqiptarët e arrestuar

ImageArmend Haziraj

ImageMarjo Lici

 

ImageElton Vokrri

ImageJorgest Vokrri

ImageKuitjm Mulgeci

ImageAleks Dokaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY