Gjykata rrëzon Haki Çakon për “Imsi Catcher”

Gjykata rrëzon Haki Çakon për “Imsi Catcher”

48
0
Shares

Gjykata i jep të drejtë Prokurorisë për zgjatjen e hetimeve me tre muaj për pajisjen IMSI Catcher mbi të cilën ka nisur një hetim nëse është përdorur apo jo për përgjime të paligjshme.
Vendimi është marrë këtë të enjte nga gjyqtari Astrit Faqolli që ka vendosur të pushojë padinë e drejtorit të policisë Haki Çako, i cili kish kërkuar mbylljen e këtyre hetimeve.
Më 21 mars kreu i policisë së shtetit depozitoi në gjykatë kërkesë penale ku si objekt ishte “Ankim për zgjatjen e afateve të hetimeve”.
Kjo padi u shqyrtua në 3 seanca ndërsa këtë të enjte është vendosur pushimi i saj duke lënë në fuqi vendimin e prokurorisë.
Gjyqtari Faqolli ka marrë vendimin e pushimit pasi pala paditëse nuk është paraqitur në seancë.
Prej tetorit 2016 prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me përdorimin për përgjime të jashtëligjshme të pajisjes “Imsi Catcher”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY