Punonjësit e hekurudhës marshojnë nga Durrësi për protestë drejt Tiranës

Punonjësit e hekurudhës marshojnë nga Durrësi për protestë drejt Tiranës

41
0
Shares

Punonjësit e hekurudhës në qytetin bregdetar i janë drejtuar Tiranës për të protestuar para ministrisë së Transporteve. Ata kanë protestuar për një kohë të gjatë në Durrës dhe nuk u janë plotësuar kërkesat. Punonjësit kërkojnë ringritjen e hekurudhës dhe rritje pagash.
“Punonjësit e vjetër janë me paga minimale. I kemi çuar disa herë peticione qeverisë për ringritjen e hekurudhës dhe rritjen e pagave, por deri tani nuk është bërë asgjë”- shprehen punonjësit e hekurudhës.
Punonjësit kërkojnë gjithashtu që të paguhen pagat dhe sigurimet si dhe të mos hiqen nga puna specialistët. Më herët punonjësit protestuan edhe para portit të Durrësit duke bllokuar hyrjen e kamionëve në port për disa minuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY