FOTO & EMRI/ Interpoli sjell nga Athina, shkodranin e dënuar me burgim...

FOTO & EMRI/ Interpoli sjell nga Athina, shkodranin e dënuar me burgim të përjetshëm

36
0
Shares

Interpol Tirana ka sjellë nga Athina, të dënuarin me burgim të përjetshëm Perikli Marku, 53 vjeç, lindur në Shkodër.
Marku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Lezhë më datë 20 maj 2002 për “Vrasje me dashje” si dhe nga Gjykata e Lartë me 16 vjet dhe 8 muaj në burg për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”
Më datë 6 tetor 2000 në vendin e quajtur Lagjia e Spitalit, Lezhë, Marku ka vrarë me automatik shtetasit B. A dhe B. Z.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij dhe Marku iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY