EMRAT&VIDEO/ Shkodër 3 persona, ja cfarë kishin në bagazhin e makinës

EMRAT&VIDEO/ Shkodër 3 persona, ja cfarë kishin në bagazhin e makinës

66
0
Shares

Policia e Shkodrës dhe ajo e Malësisë së Madhe pas një hetimi dymujor arrestuan tre persona:

Lodovik Vonaj, 33 vjeç, banues ne Reç, Shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 e 25 i Kodit Penal.

Lekë Vonaj, 36 vjeç, banues në Reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 e 25 të Kodit Penal.

Hysni Skënderaj, 58 vjeç, lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu Çifte, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY