Pollo: Ministri gjerman ndërroi mendje kur takoi Bashën

Pollo: Ministri gjerman ndërroi mendje kur takoi Bashën

47
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo i ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report TV, ka komentuar situatën politike dhe qëndrimet e opozitës mbi zhvillimet e fundit.
I pyetur rreth deklaratës së Ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ku ai u shpreh se PD ka frikë nga Vettingu, Pollo tha se ishte broçkull sepse faktet e kundërshtojnë.
“Nuk e dëgjova të ketë thënë këtë gjë. Mund të thoshte gjëra të tjera dhe të dilte i nderuar. Kushdo që do ta thotë këtë, thotë një broçkull, diçka të pavërtetë sepse faktet e kundërshtojnë”, tha Pollo.
Megjithatë Pollo u shpreh se deklaratat e diplomatit gjerman u bënë në kuadrin mungesës së informacionit apo keqinformimit pasi sipas tij në bisedën që pati me Bashën është njohur me realitetin dhe ka ndërruar mendje.
“Ministri i Jashtëm ishte i keqinformuar ose nuk kishte informacion. Pse ishte ndërhyrje e njëanshme duhet të pyetet ai. Biseda e tij me Bashën ka qenë e frytshme dhe produktive, i ka dhënë një pasqyrë të situatës. Nga ajo bisedë e deri në avion ai ka shkuar me mendje tjetër”, tha Pollo.
Pollo ka këmbëngulur në idenë e Partisë Demokratike se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën ndërsa tha se mes palëve ka pasur kontakte, por që nuk janë avancuar në thelbin e çështjes.
 
Pollo: Besoj se do ketë zgjidhje me kërkesat e PD
Deputeti demokrat ka theksuar se ata nuk heqin dorë nga një qeveri teknike, e cila do të ishte mirë të pranohej nga të gjithë, ndërsa nënvizoi se data e zgjedhjeve mund të negociohet. Pollo u shpreh optimist për zgjidhjen e krizës politike.
“Nuk di të them për një javë apo për 10 ditë, por kam besim që do ketë një zgjidhje politike që do përmbajë kërkesat e PD”, tha Pollo.
Sipas tij largimi i Ramës nga qeveria dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme të pa ndikuara nga kanabisi janë të rëndësishme për vendin.
“Debati më i rëndësishëm është që Rama të largohet nga posti sepse duke kanabizuar vendin nuk mund të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Pollo.
Sa i përket gatishmërisë së mazhorancës për një president konsensual ai u shpreh se para kësaj duhet të ketë konsensus për çadrën, qeverinë teknike dhe zgjedhjet.
“Sa të zgjidhim konsensusin e presidentit le të zgjidhim konsensusin e çadrës, të qeverisë teknike dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha deputeti demokrat.
Gjatë intervistës Pollo ka komentuar edhe zgjedhjet në Kavajë, duke i cilësuar si një proces të parëndësishëm politik që do injorohet nga Partia Demokratike. Sipas tij do të jetë populli i kavajas që do reagojë.
“Një kandidat nga qerthulli i ish-burgaxhinjve. Është një proces politikisht krejt i parëndësishëm, prandaj duhet injoruar, ta shikojmë si do reagojë populli i Kavajës”, tha Pollo.
Pollo u shpreh se situata e kanabisit në vend është serioze, me bilance si asnjëherë më parë.
“Aksionet e policisë janë si goditja e ‘Lenës’ për të mbrojtur ‘prenat’. Vendi është në një situatë që nuk ka ndodhur në 500 vitet e fundit. Drogën në këtë vend e solli e mbolli Edi Rama me Saimir Tahirin, në kohën tonë ka pas pasur drogë me kilogramë sot matet me tonelata”, tha Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY