17 vjecarja nga Librazhdi, 1 javë me të dashurin, ja cfarë bën...

17 vjecarja nga Librazhdi, 1 javë me të dashurin, ja cfarë bën drejtoria e gjimnazit

76
0
Shares

U zhduk nga shtëpia për një javë, Drejtoria Arsimore dhe shkolla “Ibrahim Muça” kanë përjashtuar nga shkolla nxënësen Brisilda M. Fakti bëhet i ditur nga tre burime, shkolla, familja dhe drejtoria arsimore.

Sipas drejtorisë së shkollës, nxënësja ka mbushur numrin e mungesave dhe ka braktisur mësimin. Sipas të njëjtit burim, me veprimet e saj ajo ka përçuar mesazhe negative për shoqet dhe shokët pasi në qendër të vëmendjes së saj kjo shkollë ka edukimin dhe përgatitjen cilësore të nxënësve, transmeton infoelbasani.al.

Nga dita e djeshme, 17 vjeçarja është kthyer pranë familjes. Brisilda M. u largua nga banesa të premten e kaluar. E frikësuar për fatin e vajzës, nëna e saj Nexhmije, depozitoi një kallzim në polici. Pas disa ditë kërkimesh policia gjen vajzën.

Nga deponimet dhëna në polici ajo është shprehur se ishte larguar me dëshirën e saj.

Nëna e vajzës ka deklaruar se përjashtimi nga shkolla nuk e ndihmon vajzën. Përkundrazi. Ky vendim mund të ndikojë negativisht në gjendjen aktuale dhe në të ardhmen e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY