Basha flet për herë të parë për kërcënimet nga “kriminelët e qeverisë”

Basha flet për herë të parë për kërcënimet nga “kriminelët e qeverisë”

38
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për herë të parë lidhur me lajmin e përhapur në media se ndaj tij po planifikohet një atentat për ta eliminuar fizikisht.
Mes shumë akuzave ndaj qeverisë, Basha ka theksuar se rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari, ndaj i bëri thirrje që të luftojnë për lirinë thelbësore të demokracisë dhe votës. Më tej Basha tha se është qeverisja e Ramës e kapur pas krimit dhe drogës që po e largon Shqipërinë nga BE.
“Rreziku jetik  i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24-orëshe jemi të pa frikësuar nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët të paaftët të korruptuarit, të paarsimuarit. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Evropa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY