Vlorë, ekzekutimi i 39-vjeçarit, ja pistat e hetimit

Vlorë, ekzekutimi i 39-vjeçarit, ja pistat e hetimit

47
0
Shares

Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona për vrasjen e 39-vjeçarit Elidon Mehmeti
Deri në orët e vona nuk kishte të dhëna zyrtare për motivin e mundshëm dhe as autorët. Paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt të Mehmetit apo prishje pazaresh me persona të tjerë, pasi sipas burimeve nga grupi i hetimit, 39-vjeçari ka qenë i implikuar më parë me skafet e Vlorës.
Por të dhëna më konkrete do të zbardhen nga hetimi, pasi kjo pistë është paraprake. Policia ka nisur kontrollet dhe bllokimin e akseve hyrëse dhe dalëse të Vlorës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në zonën e Skelës, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të mjetit që i ishte zënë pritë, tip “Ford”, me targa AA 709 HM. Për pasojë mbeti pa jete drejtuesi Elidon Mehmeti.
Policia e Vlorës ka sekuestruar pamjet filmike të disa lokaleve e ambienteve pranë vendit të ngjarjes për identifikimin e autorëve, ndërsa janë ngritur postblloqe dhe po ushtrohet kontroll mbi çdo të dyshuar.
Ndërkaq, janë marrë në pyetje disa kalimtarë, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre për atë çfarë kanë parë. Policia ka bllokuar edhe celularin e viktimës për të zbardhur thirrjet dhe mesazhet nga ku mund të konstatohet ndonjë kërcënim i mundshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY