VIDEO/ Gazetarja lexon lajmin e aksidentit, merr vesh “live” se i kishte...

VIDEO/ Gazetarja lexon lajmin e aksidentit, merr vesh “live” se i kishte vdekur burri

38
0
Shares

Një spikere indiane lajmesh i lexoi të gjitha detajet e një aksidenti automobilistik, gjatë një transmetimi live, pavarësisht se ishte njoftuar se bashkëshorti i saj kishte vdekur në këtë aksident.
Kjo ngjarje ka provokuar përgëzime të jashtëzakonshme nga ana e opinionit publik për gazetaren, sidomos për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e saj.
28-vjeçarja, Supreet Kaur, e stacionit informativ televiziv, IBC24 News, në shtetin e Çatisgarit, ishte duke lexuar buletinin e lajmeve dje, kur u lidh ”live” me një gazetar, i cili ndodhej në një skenë aksidenti rrugor, ku kishin vdekur tre persona.
”Edhe pse identiteti i viktimave nuk u bë i ditur menjëherë, Kaur kuptoi se bashkëshorti i saj, Harsad Kawade, ishte mes të vdekurve, pasi kishte udhëtuar në të njëjtën rrugë dhe me të njëjtin tip makine që ishte përplasur”, tha IBC24 News dhe media kombëtare indiane.
“Kaur filloi të qante vetëm kur doli nga studioja e transmetimit, pasi kishte përfunduar gjithë edicionin e lajmeve” tha gazeta ”Hindustan Times”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY