Avioni luftarak serb shpërthen në ajër, vdesin pilotët

Avioni luftarak serb shpërthen në ajër, vdesin pilotët

34
0
Shares

Dy pilotë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni ushtarak në Serbi. Sipas mediave serbe, avioni “Galeb G4”u rrëzua gjatë prezantimit të një trajnimi të rregullt fluturimi. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 10:30 minuta në afërsi të fshatin Sllatinë afër Shabac.

Një dëshmitar tha se ishte e pamundur që pilotët të hidheshin me parashutë. Disa dëshmitarë të tjerë thanë për mediat vendase, se avioni shpërtheu në ajër, ndërsa të tjerë thonë se shpërthimi ndodhi pasi u rrëzua në tokë.

Ushtria serbe ka rrethuar vendin ku ndodhi aksidenti. Një banor tha se kishte parë trupin e pajetë të një piloti në një livadh ku ka rënë avioni.

Ekipet e shpëtimit dhe emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin që ndodhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY