Ndalin hetimet, pajisja e Yoram Frig nuk kryen përgjime

Ndalin hetimet, pajisja e Yoram Frig nuk kryen përgjime

59
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për shtetasin izraelit Yoram Frig, i cili u ndalua në Rinas disa ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet në valixhe një pajisje e dyshimtë.
Por, sipas Prokurorisë, në përfundim të kryerjes së ekspertizës ka rezultuar se pajisja e përdoruar nga izraeliti në Shqipëri, nuk realizon përgjime.
Më herët, Prokuroria e Tiranës caktoi një grup ekspertësh për këqyrjen e pajisjes që posedonte izraeliti i ndaluar Yoram Frig, dhe fill pas kësaj do të vendosej fati i izraelitit.
Gjykata e Tiranës i kishte bllokuar atij pasaportën e izraelitit, pas sekuestrimit të pajisjes së dyshimtë, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila ngriti shqetësimin e Frig mund të largohej nga Shqipëria.
Yoram Frig rrëfeu arsyen përse udhëtoi drejt Shqipërisë. Ai pranon faktin se ishte punësuar nga deputeti Tom Doshi për të kontrolluar nëse në kompanitë e tij kishte përgjues. Frig sqaron se pajisja që iu bllokua në Rinas, nuk kryen përgjime, por kontrollon nëse ka përgjues

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY