AP dorëzon në Kuvend listat dhe dosjet e kandidatëve për organet e...

AP dorëzon në Kuvend listat dhe dosjet e kandidatëve për organet e drejtësisë

38
0
Shares

Avokati i Popullit dorëzoi sot në Kuvendin e Shqipërisë, listat dhe dosjet e kandidatëve aplikues që plotësuan dokumentacionin e munguar për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
Avokati i Popullit përcolli në Kuvendin e Shqipërisë edhe rekomandimet e hartuara nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, mësohet se, “Avokati i Popullit në përmbushje të detyrimeve ligjore për zbatimin e Reformës në Drejtësi, në bazë të Vendimit nr. 18/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, ‘Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit’, si dhe ligjit nr. 84/2016, ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’  dorëzoi sot, në Kuvendin e Shqipërisë:

1-           Listën me kandidatët që kanë përmbushur kriteret formale për secilin pozicion (84 kandidatë)

2-           Listën me kandidatët që nuk kanë përmbushur kriteret formale për secilin pozicion (109 kandidatë)

3-           Letrën e zj. Genoveva Riuz Calavera, drejtuar Avokatit të Popullit për përcjelljen e vlerësimit dhe rekomandimeve të vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

4-           Rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit;

5-           “Protokollin për vlerësimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (2)” , midis komisionit Ad-Hoc për mbështetjen e Avokatit të Popullit, në lidhje me reformën në drejtësi dhe nga ana tjetër prej ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

6-           Stafet e Kuvendit dhe të Avokatit të Popullit do të fillojnë procesin e inventarizimit të dosjeve për secilin kandidat”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY