Roberto Saviano, akuzë të rëndë Shqipërisë te Euronews, hera e parë që...

Roberto Saviano, akuzë të rëndë Shqipërisë te Euronews, hera e parë që thuhet

45
0
Shares

Gazetari dhe shkrimtari i njohur italian për qëndrimet e tij ndaj mafies ka akuzuar Shqipërinë se drogën e mbjell në vend e ka kryer për interesa të shtetit islamik. Gjatë një interviste që ka dhënë për Euronews ai deklaroi se mafian italiane nuk ëhstë e përzier në trafikun e emigrantëve dhe të drogës që vjen nga Turiqa dhe Shqipëria.

“Të gjitha gomonet që kalojnë Mesdheun menaxhohen nga kartelet, por jo nga kartelet italiane siç mendojnë të gjithë. Mafia nuk ka gisht në këtë trafik. Janë grupet turke, libiane dhe libaneze që kanë investuar në trafikimin e njerëzve dhe Evropa nuk ka as idenë më të vogël për këtë zhvillim.

Kartelet që menaxhuan mbërritjen e sirianëve në Evropë janë të gjitha pjesë e mafies turke, e cila është e njejta mafie që menaxhin heroinën që vjen nga Afganistani.

Shteti Islamik (SHI), Kalifati, për shembull, ka tre burime kryesore fitimi, të gjitha nga aktivitete kriminale: shantazhi ndaj bizneseve, kontrabanda e naftës dhe kontrabanda e veprave të artit. Burimi i katërt është droga—katagoni që është një lloj meta-amfetamine ose marijuana që SHI kultivon në Shqipëri. Ne kemi zgjedhur të mos thellohemi shumë në kuptimin e situatës dhe ta lexojmë atë në mënyrë sipërfaqësore si një përplasje qytetërimesh, kur në fakt kemi të bëjmë me një përplasje mes grupeve kriminale’, ka deklaruar ai.

Në Tiranë qeveria socialiste është akuzuar se ka mbrojtur dhe inkurajuar kultivimin e drogës në të gjithë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY