FOTO & EMRI/ Itali, kapet 35-vjeçari shqiptar që u arratis nga burgu

FOTO & EMRI/ Itali, kapet 35-vjeçari shqiptar që u arratis nga burgu

37
0
Shares

Një shqiptar që u arratis tre javë më parë nga burgu në Itali do të kthehet sërish në burg.
Mediat lokale bëjnë të ditur se 35-vjeçari Besnik Mirra u kap nga policia italiane në një kamp të pastrehësh në Milano.
Mirra ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut, kur ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar.
Duke përfituar nga një defekt në kamerat e sigurisë së burgut, Mirra arriti të arratisej nga burgu i Alessandria-s, “San Michele”.
Sipas autoriteteve italiane të burgjeve, i dënuari ka vuajtur 10 vite burgim për disa grabitje, vjedhje dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë, dhe duhet të dilte nga burgu në vitin 2024.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

EMRI & FOTO/ Arratisja spektakolare, kush është shqiptari që iku nga burgu Italian
http://droni.al/web/EMRI_FOTO_Arratisja_spektakolare_kush_eshte_shqiptari_qe_iku_nga_burgu_Italian_35654_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY