Ylli Manjani: Policia që duam paska qenë e “llullatur në hashash”

Ylli Manjani: Policia që duam paska qenë e “llullatur në hashash”

35
0
Shares

Ish ministri i Drejtësisë ka ironizuar sloganin “policia që duam” përmes një postimi në rrjetet sociale ku thotë se ajo ka qenë e mbytur në hashash ndërsa ka tërhequr vërejtjen se nuk ka masa për policë nga zonat ku është kultivuar më së shumti droga.

“Deri para tre vitesh hashashi kapej me kilogram, por shitej me tonë. Sot kapet me tonë por tregëtohet me tonelata…

Policia sot deklaron se po vendos rend brenda vetes! Premtimi është që policia nuk do kultivojë më hashash!!! “Policia që dua” paska qenë e llullatur në hashash! Kulmi!

Në fakt nga policia pritet të ndalohen kultivuesit dhe trafikantët. Mesaduket edhe këtë herë ata do jenë të lirë, sepse policia po merret me trafikantët brenda vetes…

Sidoqoftë ende nuk është pastruar policia ku janë plantacionet më të mëdha. Vlora, Gjirokastra, Saranda por edhe Berati e Durresi janë zona ku luhet hashashi sheshit. Boshatisja e policisë së Lezhës nuk mund të jetë as krenari e as alibi për të fshehur kërdinë e drogës në qendrat e tjera!

Sa i takon policisë në zgjedhje, ajo ska rol dhe smund të premtojë ( siç po premton) se do sillet mirë! Që pas vitit 2001 roli ligjor i policisë në zgjedhje është i reduktuar. Premtimi se “do bëjmë zgjedhje shembullore” duket sikur bën “ishshsh” pa patur pula.

Nuk dua të besoj se “gjuha ju shkon aty ku dhemb dhëmbi”, por që ta besoj duhet te shoh të shkarkuar ato policë që haptazi bëjnë fushatë për partinë e Kryeministrit!

E çuditshme! Po rikthehemi gjithnjë e më shumë te histori të tejkaluara në vite…! Ndoshta ky ishte misionini Rilindjes, të rikthejë të shkuarën!

Po të paktën të kishin rilindur a rikthyer ndonjë gjë të mirë e jo Levat e Partisë së Punës që ishin subjekte zgjedhore si opozitë e emëruar…”, shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY