Kapet sasi e madhe droge në Itali, 3 shqiptarë në pranga

Kapet sasi e madhe droge në Itali, 3 shqiptarë në pranga

49
0
Shares

Foto nga nje operacion I meparshem

Një sasi prej 9 kilogramësh heroinë dhe 1 kilogramë kokainë është sekuestruar sot nga policia italiane.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga policia e vendit fqinj janë vënë në pranga 3 shqiptarë.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Armando Greca, 25 vjeç, Moris Greca 21 vjeç e Amendea Japuaj 23-vjeçe. Detajet e operacionit u bënë publike pasditen e sotme nga zyrtaret e policisë italiane, dhe sipas tyre nëse do të hidhej në treg do të gjeneronte rreth 1 milion euro.

Efektivët kanë kryer një kontroll rutinë në makinën tip “Smart” që drejtohej nga Moris Greca, ku u gjetën 900 gr kokainë e cilësisë së lartë, e ndarë në dy paketime. Ajo që i ngjalli dyshime agjentëve ishte sjellja nervoze e të riut.

Automjeti i të riut shqiptar ndiqej nga afër nga një tjetër makinë, nën drejtimin e së cilës ishte kushëriri i Morisit, Armando, me precedentë të mëparshëm për drogë.

Efektivët kanë kryer një kontroll në banesën ku dy të rinjtë jetonin me qira në komunën “Francavilla al Mare”.

Sasia e drogës u sekuestrua, ndërsa tre të rinjtë shqiptarë u arrestuan me akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin dhe u dërguan në paraburgim, në burgun e “Madonna del Freddo”.shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY