ALARM/ Durrës, ndotje masive, ujërat e zeza derdhen në det

ALARM/ Durrës, ndotje masive, ujërat e zeza derdhen në det

56
0
Shares

Peshkatarët në qytetin bregdetar të Durrësit japin alarmin mbi ndotjen që po shkaktohet në port si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza në det. Sipas peshkatarëve, derdhja e ujërave të zeza po bëhet në kalatën lindore, ndërsa shkarkimet kanë qenë në sasi të mëdha.
Drejtoria e Mjedisit po monitoron situatën, ndërsa shprehen se ky është shkarkimi më i madh i ujërave të zeza që ka ndodhur ndonjëherë në bregdet. Përfaqësuesit e kësaj drejtorie kanë marrë mostrat për të analizuar nivelin e ndotjes.
Ndërkohë lidhur me këtë situatë ka reguar edhe inxhinieri i Ujësjellës Kanalizime Durrës, Elton Doda, i cili thotë se ujërat e zeza nuk janë derdhur nga qyteti, por ndoshta nga anijet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY