Zbulohen ndryshimet e para në strukturat policore

Zbulohen ndryshimet e para në strukturat policore

41
0
Shares

Burime të besueshme thonë se ministri Fatmir Xhafaj do të vazhdojë të mbajë në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Planifikon të largojë Drejtorin e Përgjithshëm të Hetimit të Krimeve Ardian Çipën dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Altin Qaton dhe do të mbajë Drejtorin e Përgjithshëm të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupaj.
Një prej emrave të lakuar është edhe ai i Skënder Kalemit, Drejtori i Hetimit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit, i cili ka në vartësi direkte të gjithë zinxhirin e policisë që ka përgjegjësinë për luftën kundër kanabisit.
Do të lëvizë edhe pjesën më të madhe të drejtorëve të policisë në qarqe, Jaeld Çelën që drejton policinë e Vlorës, Perlat Cullhaj që drejton policinë e Durrësit, Ermal Muçën që është në krye të drejtorisë së Policisë së Lezhës, Alban Çelën që drejton policinë e Shkodrës, Alfred Çepen që drejton policinë e Elbasanit, Aranit Arapin që mban postin e drejtorit të policisë së Gjirokastrës etj.
Nga kjo “furtunë” mendohet se do të shpëtojë drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hado.
Në vend të Ardian Çipës, mendohet se do të vijë Sokol Bizhga, që aktualisht mban postin e drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike, një emër që pritet të hapë jo pak debat përsa i përket qëllimit që kanë lëvizjet e ministrit.
Në vend të Altin Qatos, me propozim të Haki Çakos, ministri i Brenshëm pritet të emërojë Albert Dervishin, ish –drejtor në Policinë e Tiranës.
Paradoks në planin e ministrit Xhafaj është edhe mbajtja e Haki Çakos në krye të policisë së shtetit edhe pse ai është përgjegjësi kryesor për dështimin në luftën kundër kanabisit dhe për situatën në të cilën gjendet sot policia e shtetit.
Për këtë arsye, ndryshimet e planifikuara, më shumë se për ta reformuar policinë, duken thjesht lëvizje fasadë që ngrenë dyshime se pas tentativës për të rikthyer besimin fshihen interesa të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY