REAGIMET/ Deklarata e Ilir Metës huton dhe zemëron socialistët

REAGIMET/ Deklarata e Ilir Metës huton dhe zemëron socialistët

27
0
Shares

Deputetët socialistë e kanë komentuar në mënyra të ndryshme situatën politike shumë të vrullshme, me takimin Rama-Meta dhe deklaratën e mbrëmshme të kreut të LSI.
Në prononcimet e dhëna gjatë ditës për mediat, ata nuk e fshehin hutimin por edhe zemërimin.
“Aleanca do ketë një mandat të dytë dhe përpjekjet brenda saj për të afruar dhe qetësuar të gjithë aktorët politikë është e mirëseardhur”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
“Ligji e parashikon qartë se si nëpunësit civilë nuk përfshihen në procesin zgjedhor, ndaj dhe garancia është e plotë”, tha ministrja e Inovacionit, Milena Harito, lidhur me kërkesën për garanci për zgjedhje të lira.
“Cila është qeveria e besimit? Qeveria e shqiptarëve mjafton”, tha Xhemal Qefalia, deputet i PS.
“Qeveria është qeveri e besimit, sepse ka marrë besimin në Parlament. Unë nuk mendoj se aleanca ndodhet në një krizë për çështjet e saj”, tha deputeti tjetër i PS, Dashamir Peza.
“Jam bashkë me zotin Peza për të konfirmuar unitetin e Luftës Antifashiste që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë forcë tjetër. Akoma me çadrën ju?”, komentoi edhe nënkryetari i LSI, Luan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY