Përfundon takimi i Bashës me aleatët, 4 pikat për të cilat u...

Përfundon takimi i Bashës me aleatët, 4 pikat për të cilat u ra dakord

49
0
Shares

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me aleatët. Mësohet se në mbledhje me Bashën, morën pjesë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Kreshnik Spahiu, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule.
Mësohet se në tryezën e takimit është shprehur edhe mosbesimi ndaj kryemimistrit Edi Rama.
Gjithashtu është përshëndetur hapi i mbrëmshëm i LSI-së, ndërsa rikonfirmuar kërkesa për qeveri teknike dhe gatishmëria e opozitës për nisjen e dialogut, të daljes nga kriza.

Deklarata e plotë e tryezës së aleatëve të opozitës


basha-me-aleatetKoalicioni Opozitar konfirmoi sot se rruga e vetme e daljes nga kriza është krijimi i qeverisë teknike, me mbështetje të gjerë politike, që do të punojë për të realizuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.
Duke përshëndetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij.
Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:

1- Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2- Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3- Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4- Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY