DEKLARATA/Lulzim Basha, ja si e komenton vendimin e Ilir Metës

DEKLARATA/Lulzim Basha, ja si e komenton vendimin e Ilir Metës

60
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përshëndeti sot vendimin LSI dhe kryetarit të saj Ilir Meta për të krijuar një qeveri besimi duke theksuar se tashmë Edi Rama është identifikuar si personi i vetëm që po pengon zgjedhjet e lira.

“Mbrëmë duke vendosur këto interesa paqësore për Shqipërinë, një nga dy anëtarët e koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij. Nëse kjo zgjedhje është e sinqertë, mirë se vjen. Nuk bëjmë pazare politike. Por ky është rasti ti drejtojmë një thirrje të drejtëpërdrejtë njeriut që është identifikuar si pengesa e vetme për zgjedhje të drejta dhe të lira të reflektojë dhe ti hapë rrugë sigurisë përmes një dialogu politik, një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike e cila do të zbatoje deri në fund ligjin për dekriminalizimin duke nxjerrë cdo person të inkriminuar nga cdo zyrë shteti; të luftojë me vendosmëri kundër kultivimit të drogës dhe parave të drogës dhe do të përgadisë kushtet evropiane për zgjedhje të lira”, tah Basha.

Në vijimi tha se asnjë Pazar nmuk mund e nuk do të luhet me zgjedhje të ndershme. Nuk do të pranoj, nuk do të kërkoj e nuk do të lejoj asnjë Pazar në kurriz të interesave të popullit . Dita po afro, tha ai ku pushtetin nuk do ta kenë më një grusht politikanësh por ju qytetarët.

Kreu i opozitës gjatë fjalës së tij tek cadra e opozitës deklaroi se elita e korruptuar politike e ka të domosdoshme kapjen e zgjedhjeve, të zëvëndësojë gjykimin popullor me votë me gjykimin e parave të pista e të korrupsionit. Reopublika e vjetër është një komplot ndaj qytetarëve. Kjo është arsyeja që pse ajo për më shumë se një vit nuk iu përgjigj thirrjes së opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuke bëri pasi e di mirë se zgjedhjet e lira janë fundi i pazareve të vjetra, pushtetit të korruptuar dhe fillimi i pushtetit të qytetarëve.

“Kjo lëvizje është më e madhe se PD, se sa opozita pasi është një popull që kërkon të rrëzojë elitën evjetër, jo për pushtetin e PD apo për pushtetin e Bashës.

Jemi të vendosur të vazhdojmë deri në fund , deri sa të rrëzojmë këtë kastë. Republika e vjetër e mbushi Shqiëprinë me drogë për një arsye për t’iu marrë shqiptarëve edhe gjënë e fundit që iu kishte mbetur qytetarëve, votën elirë. Kjo hata e padëgjuar në Europë e ka një emër dhe ai është Edi Rama.

E kemi shtruar këtë cështje për zgjidhje, dhe kjo lëvizje ka hyrë në historinë e Evropës dhe Ballkanit si një lëvizje paqesoere dhe demokratike por nuk do të bëjmë asnjë milimetër prapa kur vjen puna për standardin europain dhe euroatlantik të zgjedhjeve.

Nuk kemi kërkuar një zgjidhje radikale të ashpër, por një zgjidhje politike, një rrugë të pqatë drejt demokracisë”, deklaroi Basha.

Ai u kërkoi pjesëmarrsve qëndresë deri në fitore duke theksuar se ka vetem dy rruge, ose pakt politik ose perballje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY