Artan Fuga ka një këshillë shumë të rëndësishme për të rinjtë

Artan Fuga ka një këshillë shumë të rëndësishme për të rinjtë

44
0
Shares

Akademiku Artan Fuga ka dhënë një këshillë shumë të rëndësishme për të rinjtë në këto ditë kur vendi është përfshirë nga kriza politike dhe opozita po proteston për zgjedhje të drejta dhe të lira.

“Të rinjtë duhet t’u bashkohen përpjekjeve dhe idealeve për zgjedhje të lira, të ndershme”, këshillon filozofi i njohur ndërkohë edhe pedagog në disa universitete të Parisit.

“Me Ornelën dhe Marashin, dy të rinj aktivë për zgjedhje të lira, ku shqiptari të votojë sikurse e meriton, i qetë, pa presione, pa e detyruar ta shesi voton nga varfëria, pa i hipur mbi kokë ministra dhe ministresha, drejtorë dhe drejtoresha, agallarë dhe agallesha që i bëjnë presione me vendet e punës sikur shtetin ta kenë pronë të tyre, zyrat sikur t’i kenë sipërmarrje private, t’u shurdhojnë veshin propagandistë të neveritshëm që të zezës i thonë të bardhë duke veshur qyrkun e administratorëve gjoja, e liberalëve gjoja, e ideologëve prej balte e bloze, duke u përdorur bashkë me lloj lloj të korruptuarish si vemje.

Këta të rinj dhe qindra si këta rreth idealeve për zgjedhje të lira janë shpresa e këtij vendit, dalë nga familje shqiptare të ndershme, të rinj seriozë, pa frikë, sepse u besojnë idealeve që vetëm liria na çon përpara!”, komentoi ai pasi ka postuar një foto me dy të rinjtë në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY