Tregu i përbashkët Shqipëri – Kosovë, retorikë qeverish

Tregu i përbashkët Shqipëri – Kosovë, retorikë qeverish

40
0
Shares

Pas dy dekadash retorikë dhe përpjekjesh, krijimi i një tregu të përbashkët Shqipëri – Kosovë ka mbetur vetëm në letrat e disa dhjetëra marrëveshjeve që janë nënshkruar mes tyre. Historia e një biznesi shqiptar, që thotë se e ka më të thjeshtë të çojë mallra në Francë e madje edhe në Irlandë, e ilustron qartë situatën e tregtisë mes dy shteteve.
Tregtarët në Kosovë thonë se Serbia është duke bërë investime të mëdha për të futur në tregun shqiptar prodhimet e veta.
Mentalitetin e të bërit tregti mes dy vendeve dhe barrierat e shumta, i pranojnë edhe zyrtarë të të dy shteteve.
Gjatë vitit 2016-të investimet shqiptare në Kosovë ishin 28 milion euro, nga 40 që shënuan në 2015-ën. Ulje pësuan edhe ato kosovare në Shqipëri. (grafik) Pavarësisht masave të marra deri tani, lehtësimi i procedurave nuk ka sjellë rritje të shkëmbimeve tregtare, përveç krijimit të një dhome të përbashkët ekonomike  e cila deri më sot nuk është mbledhur asnjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY