Basha flet për darkën Rama – Meta: Markatën e peshkut ta...

Basha flet për darkën Rama – Meta: Markatën e peshkut ta komentojnë tregtarët, PD nuk tërhiqet deri në fitore

42
0
Shares

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, komentoi sot për gazetarët darkën e mbrëmshme Rama – Meta.
“Komentet për markatën e peshkut te Pazari i Ri merrini te tregtarët e peshkut. Por peshku është qelbur nga koka prej kohësh dhe këtë e di çdo shqiptar” tha Basha.
Duke folur në ditën e 45 të çadrës së protestës, Basha tha se nuk ka kthim pas nga kushtet e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“E vetmja garanci është bashkimi dhe qëndresa jonë deri në fitore. Me shpifje, mashtrime dhe presione do bëjnë gjithçka për tërheqjen tonë, tërheqjen e PD, Lulzim Bashës dhe opozitës nga kjo betejë. Garantoj çdo shqiptar me vendosmërinë më totale. Jam dhe jemi më të fortë dhe të vendosur se në çdo ditë që do lëmë pas. Nga kjo betejë nuk tërhiqem pa përmbushur premtimin që para jush dhashë, pa i shkuar deri në fund vendimit që bashkë morëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike dhe vetëm votë të lirë dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY