DETAJE/ Dy bashkëmoshatarët gjobisin nxënësen e klasës së tetë: Lekë e cigare...

DETAJE/ Dy bashkëmoshatarët gjobisin nxënësen e klasës së tetë: Lekë e cigare ose ta nxorëm videon!

53
0
Shares

Foto Ilustruese

Një minorene, nxënëse e klasës së tetë në një shkollë periferike në kryeqytet, është shtrënguar t’u japë shuma parash 100-2500 lekë të rinj dhe paketa cigaresh dy djemve. Kjo ka qenë gjoba që duhet të paguante, pas kërcënimit të tyre me publikimin e një videoje intime të saj në Facebook.
Dy djemtë që kanë shantazhuar të miturën, Erald R., dhe Ervin R., kanë qenë bashkëmoshatarë të saj, njeri prej të cilëve ish-i dashuri.
Ata janë gjykuar nga Shkalla e Parë dhe së fundmi edhe nga Apeli për Krimet e Rënda ku janë deklaruar fajtorë për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë dhe u dënuan me 1.5 dhe 1 vit burg që u konvertua në periudhë shërbimi prove për 2.5 dhe 2 vjet.
Gjetja e dy paketave cigaresh në duart e një nxënëseje të klasës së tetë, K. A., në ambientet e shkollës nga drejtoresha ka zbuluar më pas historinë tronditëse, ku e mitura ishte përfshirë. Duke u shfajësuar ajo ka rrëfyer se paketat nuk ishin të saj dhe se duhet t’ua dorëzonte dy djemve që e kërcënonin me publikimin e një videoje intime.
Më tej është njoftuar policia, që në orën e pushimin ka bërë ndalimin e dy minorenëve që në orën e pushimit kanë ardhur të marrin ‘gjobën”. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY