Mashtron policia me deklaratën për media, roja u lidh nga 3 grabitësit...

Mashtron policia me deklaratën për media, roja u lidh nga 3 grabitësit e maskuar

38
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia ka mashtruar në lidhje me një grabitje që ka ndodhur në një firmë për grumbullimin e hekurit në Vaqarr të Tiranës. Siç raporton “bë”, roja është lidhur rreth orës 04:00 të mëngjesit nga tre persona të maskuar, që kishin për qëllim të grabisnin zyrat e firmës.

Më pas personat në fjalë kanë thyer dyert e zyrave dhe kanë nisur të kontrollojnë ambientet e brendshme me qëllim grabitjen. Pronarët mësohet se janë thirrur në komisariatin nr. 6 por nuk kanë sqaruar se sa ishte sasia e parave që kishin në subjekt dhe a kanë vjedhur apo jo personat e maskuar brenda zyrave.

Nga këqyrja e kamerave 3 autorët janë larguar me një mjet “Benz” në ngjyrë gri me portobagazh, ndërsa policia po punon për identifikimin e tyre.

Mësohet se në polici është thirrur edhe roja, i cili ka deklaruar se nuk është dhunuar kur e kanë lidhur. Sipas tij, mësohet se autorët i kanë thënë te mos reagoje pasi nuk kanë asgjë me të.

Por deklarata e policisë thotë tjetër gjë. Në deklaratën e shpërndarë për mediat sot policia thotë se personat nuk kanë arritur të grabisin gjë, pasi janë trembur nga roja.

“Sipas burimeve, kane qene tre shtetas të cilët kanë hyrë brenda saj, por sapo janë diktuar nga roja janë larguar menjëherë pa arritur të marrin gjë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në deklaratën e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY