“Droga e kapur e drejtorit të Policisë”

“Droga e kapur e drejtorit të Policisë”

71
0
Shares

Droga e kapur ne Teiport -Zvernec tre dite me pare ishte ishte e Leart Çeles, drejtorit te policise se Vlores, sipas oficerit dixhital, mesazhi i të cilit është publikuar sot nga ish-Kryeministri Berisha.

Ja postimi:

“Pershendetje doktorr!Jam oficer ne Komisaritin e policise Vlore.Disa ditë më parë Policia e Shtetit (Policia Vendore Vlorë) ka kapur në zonën e Triport-Zvërnec në një furgoni 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive me hashash si dhe një Fuoristrada që transportonte një gomone me 3 motorra e cila do të shërbente për transportin e ngarkesës.

Theksohet se ngarkesa ka qënë e “Jaert Çelës” – Drejtorit te Policisë Vendore të Qarkut Vlorë dhe organizimin e saj e bënte në terren “Gjergj Koila” – Shefi Krimit të Organizuar në këtë Drejtori. Ngarkesa e këtij transporti ka qenë e mirë organizuar dhe me dijeni të plotë të strukturave vendore të SHKB-së dhe konkretisht të Drejtorit të SHKB-së Vendore “Endri Mema” lidhje e “Arben Skëndo”. Kapja e kësaj ngarkese është bërë fare rastësisht nga ana e strukturave të Komisaritit të Policisë Vlorë dhe konkretisht nga shefi i këtij komisariati “Behar Caka”. Ky i fundit nuk ka pasur dijeni lidhur me këtë ngarkesë pasi Drejtori i Vlorës “Jaert Çela” ka kërkuar nga Shefi i Krimit të Organizuar të Policisë Vlorë “Gjergj Koila” të përjashtonte shefin e Komisaritit “Behar Caka” duke bërë një pagesë tek SHKB Vendore e Vlorës për të qenë të sigurt për çdo eventualitet. Theksohet se personat që do të bënin transportin janë kapur por pas marrjes dijeni të shërbimeve të Policisë se cilit i përkiste kjo si ngarkesë, janë lënë të lirë të ikin duke proçeduar më tej sikur Trafikuesit janë larguar përpara se të konstatoheshin nga Policia e Shtetit… Mes Drejtorit Jaert Çela dhe Shefit të Kom Berar Caka ka nisur një debat i rëndë i cili kë tej ka degraduat rëndë…”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY